Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si “Don Bosco”, pranë shkollës “Qazim Turdiu”.

Nga dëshmitarët nga vendngjarja mësohet se një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati dhe ka ndërruar jetë.

Dyshohet se 58-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe policia e Tiranës: 

Më datë 13.08.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja F. S., 58 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.