Aksident me një të vdekur në aksin rrugor Drithas -Maliq. Viktima Roland shahinasi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimt të fshatit Drithas kur një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçkleta në këtë rrugë. Burime të siguruar thanë se në biçikletat po udhëtonin dy vëllezër nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik kur një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre ndërkohë që vëllai tjetër ka shpëruar mrekullisht. Të njëjtat burimet thanë se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia po kërkon identifikimine tij. Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi çka e bën të vështirë qarkullimin. Sipas policisë drejtuesi e mjetit ka qënë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara./Egnatia news