Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale, ka reaguar për laboratorin e drogës që u zbulua pasditen e së enjtes në Fier.

Sali Berisha ka publikuar denoncimet e disa qytetarëve që bëjnë lidhjet e pronarit të banesës ku u gjet droga, Viktor Çervanaku me Gramoz Ruçin, Rebani Jaupajn dhe Elisa Spiropalin.

Qytetarët shprehen se qeveria e Ramës është e lidhur me krimin.

Statusi i Berishës

Zbulohet fabrika e dytë e Miellit të partisë, por në Çervenakë! Viktor Çervenaku nga lista e rrogave del se është drejtor i burimeve njerëzore të OST. Drejtonte dhe fabrikën e miellit të partisë. Parti Shtet-Narkoshtet! Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! #sb “Doktorr te uroj shendet e familjes tuaj te mrekullueshme çdo te mire po ashtu !

Doktorr,shtepia laborator e droges ne Fier eshte e N/Drejtorit te OST Viktor Cervanaku !Duhet thene se ka lidhje shume miqesore me Gramoz Ruçin,Rebani Jaupaj zv/drejtorin e pergjithshem te policise,me Spiropalin  dhe te shoqin dhe kane shume foto tejet miqesore me evdin ramen e spiropalin ne frakull,fier !”

“Mirembrema Doktor,ne lidhje me operacionin e Fierit ,veprimet kane filluar ne muajin Gushte pasi informacioneve te ardhur nga DEA dhe sasive te kokaines te kaluar nga porti i Tivarit, droga eshte porositur nga Viktor Cervenaku dhe i biri, jane kapur arme zjarri dhe paisje qe perdornin per laburator droge. Jane arrestuar 10 persona. Po pres inf tjeter pasi me shkruajne se ne porosi ka dhe persona tjere.”

“Pershendetje dr Si ka mundësi, kudo që shkon Taulant Balla drejtues politik krijohen laboratorë droge?!!! Ishte në Elbasan, laborator në Xibrrakë, shkoi në Fier, laborator droge edhe atje. Çfarë bën ky transferohet më gjithë ekip në çdo vend”

“Pershrndetje Dr Me qe je ne parlament,thuj Rames cfare te lidh ty me Cervanakun e partise”.

Syri