Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Rrilës. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur katër të rinj, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.