Një aksident me pasojë plagosjen e një 34-vjeçareje ka ndodhur mëgjesin e të shtunës në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Policia bën me dije se dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën në Panaja.

Sot, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Panaja, një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin K. H., 66 vjeç, është përplasur me një mjet tip “Toyota” me drejtuese shtetasen B. L., 34 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Në vendngjarje grupi hetimor nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.