Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin rrugor Rrajcë-Librazhd.

Një makinë policie e burgut është përplasure me një automjet.

Shkak dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”, automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel