Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Korçë, ku një mjet ka dal nga rruga në afërsi të fshatit Dvoran.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit ndërsa është përplasur me disa pemë rrjesht dhe ka përfunduar përmbys në anë të rrugës.

Mësohet se ka dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht pa të dëmtuar.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.