Një aksident me përfshirjen e 3 automjeteve ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të kthesës së Grabjanit. Mësohet se nga përplasja, automjeti tip ‘Range Rover’ ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti.

Drejtuesi i automjetit dhe një bashkëudhëtare në mjet kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes. Edhe drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në aksident, një ‘Audi’ dhe një furgon, kanë shpëtuar pa dëmtime serioze.