Mjeti përplas motorin, përfundon në spital 43 vjecari. Një aksident me një të lënduar jashtë rrezikut për jetën ka ndodhur sot në orët e paradites në Tiranë, në Rrugën e Barrikadave. Sipas policisë i lënduar ka mbetur A.B 43 vjeç i cili po udhëtonte me motomjet kur është përplasur nga mjeti i drejtuar nga K.B. Policia deklaron se po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i plotë:

Më datë 11.01.2022, në rrugën e “Barrikadave”, mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 43 vjeç. Si pasojë e aksidentit shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të aksidentit.