Vrasësi milioner Robert Durst ka vdekur në burg në moshën 78-vjeçare, sipas avokatit të tij. Durst vdiq si i burgosur në Kaliforni pasi u deklarua fajtor në shtator për vrasjen e shoqes së tij Susan Berman.

Ai e vrau atë për të ndaluar që ajo të fliste në polici për zhdukjen e gruas së tij. Policia beson se ai ka vrarë dhe dy të tjerë. Trashëgimtari i pasurive të paluajtshme në SHBA rrëfeu padashje në një seri dokumentaresh kriminale të HBO për krimet e tij.

Avokati i Durst, Chip Lewis, konfirmoi se ai vdiq në Spitalin e Përgjithshëm San Joaquin ndërsa ishte në paraburgim të Departamentit të Korrektimeve në Kaliforni.

Ai tha se vdekja e ndodhi për “shkaqe natyrore” dhe se ai kishte vuajtur nga probleme të shumta mjekësore.