Presidenti Ilir Meta ka komentuar aksionin e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha, që ai e quan si rikthimin e sovranitetit në PD.

“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime. Berisha nuk mund të rri pa thënë  që është si vera sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet por edhe aq më demokrat bëhet,” tha Meta, në një deklaratë për mediat në Korçë.

Një koment kreu i shtetit dha edhe për sovranitetin e diskutuar shumë së fundmi, nisur edhe nga zhvillimet në Partinë Demokratike.

“Së pari sovraniteti është respektimi i vullnetit të qytetarëve. Nuk ka mbrojtës më të mirë të sovranitetit sesa vetë sovrani, kur ai është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e votës së tij kur nuk e shet në këmbim të gjërave të momentit që i humbet shpejt. Sa i takon sovranitetit fjala kyç për dekadat që vinë është sovranitet. Nuk do të thotë mospërmbushje e detyrimeve ndaj NATO, apo ndaj BE ku dëshirojmë të anëtarësohemi, pasi të gjitha detyrimet tona në raport ne i kemi të fiksuara qartë në Kushtetutë. Unë besoj se në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve, ata të mos injorohen, të mos jenë më viktimë e arbitraritetit dhe kulimave të elitave që kanë kërkuar ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve. Është bërë një hap në 25 prill, por hapa më të shpejtë do të ndodhin në të ardhmen,” tha Meta.

Vijon…