Sipas raportimeve të fundit nga NBC News një fushatë në rrjetet sociale e organizuar nga aktivistët pro-palestinez ka ulur vlerësimin e Facebook në App dhe Play Store. Në këtë mënyrë aktivistët po protestojnë censurimin e adresave palestineze në këtë platformë duke lënë vlerësimin 1-star.

NBC News thotë se ky problem për Facebook ka prioritet shumë të lartë, madje një inxhinier software-i shkruajti një mesazh privat në bordin e Facebook ku lajmëronte se “përdoruesit janë mjaft të shqetësuar nga mënyra se si ne po e trajtojmë këtë ngjarje”, duke shtuar se “ata po protestojnë duke lënë 1-star review”. Menjëherë Facebook ka kërkuar nga Apple dhe Google për heqjen e këtyre reviews negative, mirëpo Apple e ka refuzuar kërkesën e tyre, ndërsa nga Google nuk ka ende asnjë reagim.

Vlerësimi i Facebook në App Store ditën e djeshme ishte 2.3/5 yje. Dhe në Play Store gjendja ishte e ngjashme, ku aplikacioni për Android kishte një vlerësim pak më të lartë se 2.4/5 yje.

Një zëdhënës i Facebook tha në një deklaratë për shtyp se platforma nuk i censuron përdoruesit, por përdor rregullat dhe politikat e saj në mënyrë të barabartë “pavarësisht opinioneve personale” dhe se kompania ka krijuar një ekip që përfshin folës të gjuhës arabe dhe hebraike që po monitorojnë situatën rregullisht.