Cilët deputetë ishin kundër marrjes me forcë të presidentit, çfarë do ndodhë në mbledhjen e rradhës

“Do të doja të theksoja se lidhur me shkresën e sjellë nga presidenti që ne jo paqëllim ja kemi treguar kërkesën për tu paraqitur. Në shkresë aludohet se ne nuk kemi lexuar përgjigjet e presidentit, duke vënë në shkresë faktin që ne nuk i lexojmë shkresat.

Në fakt kjo është për transparence dhe për rekorde. Çdo deputet i këtij komisioni, unë i kam dëgjuar përgjigjet e Presidentit. Do të doja që Presidenti të mos ishte autori i shkrimit të kësaj përgjigje, por të kenë qene lapsuse.

Sepse ne kemi theksuar që për shkak të ngarkesës që ka presidenti në këtë periudhë ta zgjidhe vetë ditën dhe orën. Unë nuk jam që ta thërrasim me forcë. Në këtë moment nuk duhet të tregojmë para publikut të gjere shfaqje që nuk janë aspak në të mirë, qoftë për qytetarët, për imazhin e Republikës Parlamentare, për imazhin e institucionit, pasi boll është dëmtuar imazhi. Bie dakord me propozimin e Bushkës.

Mos dorëzoni me kërkesa institucionit të presidentit. Kemi ezauruar çdo mjet. Nuk do doja që në arkivin e Parlamentit, brezat e tjerë të gjejnë letra që do ti vinin turp për ti lexuar”, deklaroi Hysi.

Kundër shoqërimit me forcë të presidentit Meta, ishte kyretari Alket Hyseni dhe deputeti Myslym Murrizi.

Komisioni Hetimor do të mbliedhet sërish ditën e nesërme dhe brenda kësaj jave do të dorëzojnë raportin finale drejt Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Vijon ….