Militantët talibanë në Afganistan akuzohen se kanë vrarë një police shtatzëne.

BBC raporton se policja shtatzëne, Banu Nefar u vra në shtëpinë e saj para të afërmve në Firozoko, kryeqyteti i Ghorit qendror.

Megjithatë, talibanët mohojnë përfshirjen në vdekjen e polices shtatzënë dhe bëjnë me dije  se po hetojnë incidentin. Një zëdhënës i talibanëve tha për BBC se ishin informuar për incidentin.

“Unë konfirmoj se gruaja nuk u vra nga talibanët, hetimi ynë është duke vazhduar.”

Ai shtoi se talibanët kishin shpallur tashmë një amnisti për njerëzit që punonin për administratën e mëparshme dhe e lidhën vrasjen e Negar me “armiqësi personale ose diçka tjetër.”

Deri më tani, rrethanat e vrasjes nuk janë të qarta, pasi qytetarët në Firozoko kanë frikë nga hakmarrja nëse flasin. Tre burime i thanë BBC-së se talibanët e kishin rrahur dhe qëlluar gruan para burrit dhe fëmijëve të saj të shtunën ( 4 shtator).

Familja e Negar, e cila punonte në burgun lokal, ishte tetë muaj shtatzënë.

Të afërmit publikuan imazhe që tregonin gjak të shpërndarë në një mur në cep të një dhome dhe një trup, ku fytyra ishte e shpërfytyruar.

Shqetësime mbi incidentet e dhunës dhe shtypjes

Që kur talibanët morën pushtetin më 15 gusht, janë përpjekur të duken më tolerantë nga sa sugjeron reputacioni i tyre global. Megjithatë, incidente dhune  janë raportuar në pjesë të ndrshme të Afanistanit Afganistanit.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar vrasje për hakmarrje, arrestime dhe persekutime të pakicave fetare. Talibanët kanë thënë zyrtarisht se nuk do të kërkojnë ndëshkim kundër personave që kanë punuar për qeverinë e mëparshme.