“Skandal, do bëjmë kallëzim penal për gjyqtarin”- kështu u shpreh kryetari i komanduar i partisë Demokratike Enkeled Alibeaj pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për legjitimimin e statutit të ’11 dhjetorit’.

Alibeaj theksoi se vendimi i dhënë nga gjyqtari Agon Zhukri është pa asnjë provë apo dosje dhe se ai ka njohje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai shtoi se do të kryhet kallëzim penal ndaj Zhukrit për shpërdorim detyre.

U njohëm me vendimin, sipas njohurive të mia juridike e di mirë si funksionojne gjyqet. Është vendim në nivelin e skandalit, sepse në këtë process gjyqësor Berisha ka të njohur. Ne kemi bërë një ankim për kete vendim.

Gjyqtari sot ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje, pa pasur palë. Janë elemente që për këdo, i lind e drejta që të ngrejë një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj gjyqtarit”-u shpreh Alibeaj.