Kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë dritën jeshile për lejimin e festave në natën e Vitit të Ri.

Ai u shpreh se të gjithë duhet ta shijojnë këtë festë, pavarësisht se ka një përhapje të mutacionit të ri të Covid , Omicron.

Megjithatë ai ka kërkuar që qytetarët të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë masat kundër koronavirusit, për të mbrojtur vetën dhe familjet e tyre.