Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se aplikacioni “Aktivisti” i Partisë Socialiste, është një aplikacion terrorist që kërcënon administratën.

Berisha i bëri thirrje Mark Zuckenbergut dhe Elon Musk të mbyllin këtë program nga rrjetet sociale.

Berisha tha se maxhoranca po përpiqet që t’i bëjë të pamundur opozitës qëndrimin në Parlament dhe sipas tij në këtë institucion komandojnë ata që ai i quan banditë të PS-së.

“I shkuan me raport për Saimir Tahirin, por çfarë tha ai. Këto sjanë gjë tha ai. Por kur erdhi dosja nga Italia, ai tha se shqiptarët janë të mësuar me gjyqet komuniste. E mori dhe e çoi trafikantin në Shtëpinë e Bardhë. Kishte mbrojtjen e George Soros. Ajo është ideologjia e drogës. Kemi një mijë motive për të vazhduar revolucionin tonë deri në fitore. Po ta ndiqni Parlamentin ju, po të lexoni rregulloren, vetëm gangsterë dhe rugëçër mund të sillen në atë mënyrë në këtë institucion.

Ka vendosur aty një njeri që me tenderin e parë që bëri u bë me vilë dhe e urdhëron të bëjë çfarë do ai. Ai kërkon që ne të ikim nga Parlamenti, por ne nuk jemi nga ata që ikim. Deputetët aty nuk janë deputetë. Ata përcaktojnë rregulla që nuk janë askund. Çfarë është Taulant Balla? Është njeriu i cili që në rininë e tij është marrë intensivisht me trafik prostitucioni, duke nxjerrë në Konsullatat në Bukuresht pasaporta për Moldavet. Fatos Nano në vend që t’i tregonte letrat e mori këshilltar. Ky njeri e komandon sallën e Parlamentit. Ky njeri komandon SKAP-in. E keni çdo 3 ditë në lokale me prokurorë të SKAP-it. Parlamenti do të funksionojë dhe ne aty do të qëndrojmë me të gjithë forcën tonë, sepse Parlamenti është i shqiptarëve.

Do bëhemi gati në çdo rast, Parlamenti do të funksionojë brenda dhe jashtë. Parlamenti është trashëgimi kombëtare, është shtyllë. Duhet të marrim çdo masë. Opozitë do të thotë sakrificë. Unë kam besim të plotë, se i madh dhe i vogël, do të ngrihemi në një betejë që do u japë fitore të sigurtë. T’u rikthejë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë. I patë aktivistët, terroristët. Aplikacioni i terrorizmit dixhital. I bëj thirrje Zuckenbergut, Elon Musk, të shkëpusin çdo lidhje me këtë aplikacion. Aplikacion talebanez që terrorizon adminidtratën”, është shprehur Berisha