Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse vërtetohet nga drejtësia amerikane që Edi Rama është i implikuar në çështjen e ish-zyrtarit të FBI, atëherë kryeministri ekstradohet në SHBA.

Ai u shpreh gjatë një interviste në “EuroNews Albania” se kjo nuk është çështje e pushtetit gjyqësor shqiptar, por e atij amerikan, “që nëse e gjen Ramën të përfshirë në këtë aferë e cila ka lidhje edhe me Rusinë, e ekstradojnë pa pasur nevojë ta shpallin non grata.”

“Nëse del i implikuar kryeministri shqiptar në një çështje si ajo e ish-zyrtarit të FBI që e ka refleksionin në Moskë, ekstradohet kryeministri shqiptar. Nuk ka prova, ndryshe SHBA s’ka nevojë ta shpallë non grata, e ekstradojnë ata, e marrin atje. Kanë bërë ligj të ri për pushtetarët në Shqipëri; po të kesh shkelur ligjin amerikan të ekstradojnë direkt”,  u shpreh Ngjela.