Ditën e sotme Apple publikoi një video të re në YouTube ku demonstron 10 Tips and Tricks të iPhone që shumë përdorues mund të mos kenë informacione.

Këto ishin 10 këshillat që Apple përfshiu në video:

  • Nëse ju klikoni një shifër të gabuar në aplikacionin Calculator, ju mund të bëni swipe majtas ose djathtas në pjesën e sipërme të ekranit për ta fshirë atë.
  • Në iOS 15, ju mund të bëni pin përmbajtje të ndryshme në bisedat në iMessage duke mbajtur shtypur përmbajtjen që dëshironi dhe duke klikuar mbi Pin.
  • Për të vënë disa Home screen widgets mbi njëra-tjetrën, mbani shtypur një hapësirë boshe në home screen-in tuaj dhe vendosni widgets njëra mbi tjetrën.
  • Për të selektuar disa foto të ndryshme dhe për t’i shtuar ato në një aplikacion tjetër, mbani shtypur fotot dhe tërhiqini ato në një cep të ekranit. Më pas mund të zgjidhni akoma më shumë foto me gishtin tjetër ndërkohë që mbani shtypur fotot e përzgjedhura më parë. Tashmë hapni aplikacionin që dëshironi dhe lëshojini aty.
  • Për të krijuar një zëvëndësim për shkurtimet si “omw” për “on my way”, klikoni në Settings > General > Keyboard > Text Replacement.
  • Për të hapur kameran pa zhbllokuar iPhone-in tuaj, bëni swipe majtas në Home screen.
  • Për të skanuar një dokument në aplikacionin Notes, klikoni në butonin e kameras, shtypni Scan Documents dhe poziciononi dokumentin në viewfinder.
  • Bëni Copy një tekst përmes kameras tuaj duke mbajtur kamerën mbi dokumentin që dëshironi dhe duke shtypur ikonën në cepin e djathtë poshtë.
  • Për të kaluar në foton e parë të albumit në Photos, klikoni në pjesën më të sipërme të ekranit.
  • Për të aksesuar me shpejtësi Search dhe Siri Suggestions bëni swipe down në Home Screen.

Shpresojmë se me këto tips and tricks ju a kemi lehtësuar sadopak përdorimin e iPhone-it.