Deri më tani ne kemi parë shumë renders të ndryshëm të asaj që besohet se do të jetë Samsung Galaxy S22 Ultra. Tashmë, një tjetër poster që besohet se vjen nga materialet zyrtare të marketingut në Samsung është bërë leak.

Posteri u publikua nga LetsGoDigital dhe në të shfaqen 2 smartphone, të cilët janë shumë të ngjashëm me linjën Note. Mirëpo nën pamjen e këtyre smartphone-ve shihet qartë emërtimi “Galaxy S22 Ultra”. Këndet e smartphone-ve duken më të mprehtë, gjithashtu mund të shohim dhe praninë e S Pen mbi njërin prej smartphone-ve, por nuk dimë ende nëse ky S Pen ka një vend të posaçëm në trupin e Galaxy S22 Ultra.

samsung-galaxy-s22-ultra-leaked-poster-1-1536w-864h.jpg.webp

Linja Ultra me sa duket do të ruajë sistemin me 5 lente në pjesën e pasme, të cilat do të vijnë në një dizajn më të ri. Ne mund të vemë re dhe ngjyrën e re Turkish Rose që pritet të vijë shumë shpejt në pajisjet flagship.

Për sa i përket smartphone-it me ngjyrë të bardhë, ai besohet se do të jetë versioni Galaxy S22 Plus, i cili ka një dizajn tepër të ngjashmë me gjeneratën e mëparshme.

Dhe pse LetsGoDigital është një publikues i besueshëm, ne do të na duhet të presim deri në lajmin zyrtar të Samsung për të konfirmuar ndryshimet e reja në këto pajisje.