Ish kryeministri Sali Berisha: Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh princip. Për të ruajtur karrigen, e shndërroi selinë në një seli që nuk ekziston askund tjetër.

Po a bëra deklaratë, a shkova për të bërë deklaratë apo jo? Këto janë element të deklaratës time.

A deklaruat në lidhje me mercenarët e armatosur?

Berisha: Pa diskutim që kjo ishte cështje e deklaratës time. PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup vrasësish. Unë FB-në e kam publik i kam publikuar aty emrat. Në momentin që një seli partie qëndronte ashtu, tregonte gjithcka se cfarë ndodh në narko-shtet.
Si ka mundësi që të njëjtat armë ë përdote policia e Edi Ramës përdorte edhe banda e Lul Bravës? Kjo ishte një shkrirje bashkëpunimi të grupit të mercenarëve me banditët me uniformë. Një pjesë e tyre janë ndaluar por armët i nxorri nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Por ka dëshmi flagrante të praniësë të njerëzve të armatosur në seli. Ka foto por jo vetëm aq. Nuk ka njeri që vë në dyshim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës dhe narko-trafikantë.

Moment tjetër që kompromenton dhe dëshmon shkrirjen e Ramës dhe Bravës në një është garda. Lulzim Brava mbrohet nga garda edhe pse nuk është më kryetar opozite.