Kryeministri Edi Rama përgëzon bashkëpunimin mes Prokurorisë së Posaçme dhe SHÇBA, duke e cilësuar si shembullor operacionin që çoi në arrestimin e dhjetëra në Pikën Kufitare të Morinës.

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, shkruan Rama.

Me 26 zyrtarë policorë të arrestuar ka përfunduar aksioni “Pika 2”, i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Dy prej të arrestuarve janë rreshterë. Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.