28 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë këtij harku kohor nuk janë shënuar viktima nga COVID-19.

Rastet e reja janë konstatuar; 10 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 2 qytetarë në Elbasan, Divjakë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë.

Janë 372 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 117 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,272 që nga fillimi i epidemisë.