Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skura është arrestuar sot pasi është kapur nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në njoftimin për median policia sqaron se Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.

Ndërkohë njofton se materialet hetimore për këtë çështje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

I arrestuari në gjendje të dehur Sokol Skura renditet i pesti në listën e LSI për qarkun e Elbasanit, ndërsa kryesimin e ka vetë Monika Kryemadhi.

Kjo nuk është hera e parë që 42 vjeçari i jep mjetit në gjendje të dehur. Edhe më herët në vitin 2015 në gjendje të dehur ka shtypur për vdekje me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit.

Sokol Skura i larguar nga Partia Socialiste që në vitin 2015, është akuzuar edhe për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.