Dita ndërkombëtare e Gruas e ka gjetur Durrësin të përfshirë në fushatën e Këpucëve të Kuqe, një  homazh për gratë që kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje dhe domosdoshmërisë për të thyer heshtjen ndaj këtij fenomeni që ka njohur përkeqësim gjatë pandemisë.

Përveç fushatës “Këpucët e kuqe”, teatri i Durrësit dhe regjisorja e tij Driada Dervishi do të sjellin 8 rrëfime që bazohen në histori reale të grave, disa prej të cilave kanë humbur jetën nga dhuna në familje.

 “Të gjitha historitë sot vijnë për të gjitha gratë që nuk kanë një zë për të folur dhe do të donim që në fund të kësaj nisme, çdo grua që ka një histori për të treguar të mos heshtë. Është kjo një nxitje për të folur dhe për të mos e mbajtur më dramën brenda mureve të shtëpisë. Të gjithë duhet të flasim”,  Driada Dervishi, regjisore e teatrit

 “Një thirrje për të gjitha nënat e djemve, që duhet t’i edukojnë paksa ndryshe dhe të jenë të vëmendshme në këtë drejtim, që ne nënat e vajzave të jemi paksa të qeta nga kjo anë”,  tha aktorja Adelina Muça.

Në një tjetër kënd të qytetit, fushata e ndërgjegjësimit ka përfshirë djemtë dhe burrat të cilët kanë shpërndarë dhe informacioneve ligjore mbi këtë dukuri. Burrat dhe djemtë durrsakë kanë zgjedhur të sfidojnë mentalitetin patriarkal dhe rolet e ndryshkura gjinore.

Top Channel