Policia greke ka shkatërruar një bandë të trafikantëve gjatë një operacioni antidroge në Athinë. 

Ata ranë në gjurmët e grupitl, pasi  “dëgjuan” bisedat e tyre në telefon dhe vendosën të ndërhyjnë. Sipas medieve greke, banda e trafikut të drogës drejtohej nga një shtetas shqiptaar i cili ishte dënuar më herët për trafik kokaine.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 3 anëtarët e saj, mes tyre një shqiptar, të cilët  e shisnin lëndën narkotike në ishillun e njohur Mykonos.

Gjithashtu janë sekuestruar 437 tableta droge, 220,3 gram kokainë,  270,9  gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis etj.

Theksojmë se grupi u shkatërrua pas një hetimi të gjatë policor, ndërsa pjesëtarët e rënë në pranga transportonin sistematikisht drogë në ishull.