Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe duke e cilësuar këtë një lajm tronditës për kombin e madh japonez.

Berisha thekson se dënon me forcë këtë akt të shëmtuar kriminal që i mori jetën një burrështetasi ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve.

“Nje dite tronditese per familjen Abe dhe kombin e madh japonez! Te dashur miq, nje atentat, ne te cilin u vra duke mbajtur nje fjalim ish Kryeministri i Japonise me jetegjate ne detyre Shinzo Abe, ka tronditur thelle familjen Abe dhe kombin e madh japonez.

Duke denuar me forcen me te madhe kete akt te shemtuar kriminal qe i mori jeten nje burreshtetasi dhe japonezi te madh, i shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes Abe dhe autoriteteve japoneze per kete humbje tronditese per ta, vendin e tyre dhe miqte e Japonise ne mbare boten”, shkruan Berisha.