Tre persona, dy prej të cilëve janë vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Matit ndërsa u asgjesuan nëpërmjet djegies 341 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatra.

Më konkretisht, në fshatin Stojan, u asgjesuan 176 bimë kanabis ndërsa u arrestuan edhe dy vëllezërit si autorët e dyshuar të kultivimit të drogës. Në fshatin Lundre, u asgjesuan 165 bimë të tjera kanabis.

Në pranga u vu edhe autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. Ndërkohë, nisi procedimi penal edhe për një 31 vjeçar, kryetarin e fshatit Stojan dhe për një 63 vjeçar , inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./abcnews.al