Një paralajmërim është bërë nga kyetari i Departamentit Politikës së Jashtme në PD, njëherësh dhe kandidat në vend të sigurtë për këtë parti në qarkun e Dibrës Kreshnik Çollaku për PD. Ai është shprehur se nëse emri i Rezart Tushës është në qarkun e Dibrës, ai do të tërhiqej nga gara.

Ai ka thënë se do marrë këtë vendim nëse në listat e PD do ketë persona me rekorde kriminale.

 “Në rast se në listën ku unë kandidoj, del një njeri me të tilla probleme, me rekorde kriminale, unë tërhiqem. Dhe jam kandidat i Partisë Demokratike sot! Ky është një standart që duhet mbajtur dhe nga ne dhe nga ju”, tha ai

Ndërkohë, Rezart Tusha është renditur i 8-i në listën e PD në Durrës dhe rezulton të jetë në person problematik me ligjin. Në një dokument të lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës, që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, njoftohet për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenjshten për Tushën.

Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit te vitit 1997 dhe nëse shkelej ka dënim me burg për një vit. Rezeart Tusha është prej disa kohës kryetar i PD në Shijak dhe pak ditë më parë Partia demokratike e regjistroi atë si kandidat për deputet në listën e qarkut të Durrësit.

Në listën e PD Rezeart Tusha i datëlindjes 1 maj 1972 kandidon i 8 për partinë demokratike. Dosja e tij do të verifikohet së bashku me të gjithë kandidat e tjerë të paraqitur në KQZ. Kandidati demokrat është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Revcontent