Detaje të reja kanë dalë nga atentati i mbetur në tentativë pasditen e sotme në fshatin Papër në Elbasan, ku u qëllua me breshëri arme ndaj një automjeti tip “BMW”, targat e të cilit kanë rezultuar të vjedhura.

Sipas informacioneve të marra në vendin e ngjarjes, brenda mjetit që ra pre e sulmit të armatosur, është gjetur një bidon pesë litra, i mbushur me lëndë djegëse, benzinë. Gjithashtu, është gjetur edhe një armë zjarri tip kallashnikov.

Ende nuk dihet se ku janë larguar personat që ndodheshin brenda automjetit tip “BMW”, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat speciale.