Forcat Speciale RENEA, kanë zbarkuar pasditen e kësaj të marte në zonën në afërsi të fshatit Papër në Elbasan, në vendin ku u bë atentat ndaj një mjeti në lëvizje. Siç ka raportuar më herët newsbomb.al, një BMW X5 është bërë “shosh” nga plumbat, ndërsa shoferi dhe personat që ndodheshin e kanë braktisur.

Ka dyshime të forta se në mjet ndodhej i shumëkërkuari Talo Çela. Në kryqëzimin e Peqinit janë bërë disa atentat të ngjashme dhe në bazë të provave paraprake, Policia ka krijuar dyshime se në makinën e zezë ndodhej personi që ata kërkojnë prej vitesh, Talo Çela. Brenda mjetit luksoz është gjetur një bidon 5 litra me benzinë dhe një kallashnikov.

RENEA zbarkon në Elbasan, në BMW që u bë “shosh” nga plumbat dyshohet se fshihej i shumëkërkuari Talo Çela

FotoMontazh: RENEA ne Elbasan – Talo Çela – BMW

Forcat Speciale RENEA, kanë zbarkuar pasditen e kësaj të marte në zonën në afërsi të fshatit Papër në Elbasan, në vendin ku u bë atentat ndaj një mjeti në lëvizje. Siç ka raportuar më herët newsbomb.al, një BMW X5 është bërë “shosh” nga plumbat, ndërsa shoferi dhe personat që ndodheshin e kanë braktisur.

Ka dyshime të forta se në mjet ndodhej i shumëkërkuari Talo Çela. Në kryqëzimin e Peqinit janë bërë disa atentat të ngjashme dhe në bazë të provave paraprake, Policia ka krijuar dyshime se në makinën e zezë ndodhej personi që ata kërkojnë prej vitesh, Talo Çela. Brenda mjetit luksoz është gjetur një bidon 5 litra me benzinë dhe një kallashnikov.

Në rrugë janë gjetur gëzhoja armësh dhe xhama të thyer, ndërkohë nuk dihet se kujt i përket ky mjet sepse targat janë të vjedhura. Edhe Policia e Elbasanit konfirmon se targat e mjetit BMW rezultojnë të vjedhura në Durrës. Ato i përkasin një mjeti “Opel”.

Nga pamjet shihet se Forcat Speciale janë thirrur në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Elbasanit dhe menjëherë sapo kanë marrë udhëzimet, kanë nisur krehjen e zonës në këmbë. Dyshohet se po në këmbë janë larguar dhe personat që ndodheshin në BMW, kurse mjeti tjetër që ka hapur zjarr është larguar në drejtim të paditur. Ne vendin ku është gjetur mjeti braktisur, kanë shkuar dhe vetë drejtuesit më të lartë të Policisë, drejtori i qarkut Ardian Çipa dhe zv.drejtori i Elbasanit Ilir Proda. Ata kanë ndjekur nga afër punën e hetuesve dhe kanë qëndruar dhe kur në kryqëzimin e Peqinit kanë mbërritur Forcat Speciale.Newsbomb.al