Shtëpia luksoze, në Florida e famëkeqit Al Capone, pritet të shembet.

Zhvilluesit e pasurive të paluajtshme, të cilët kanë blerë pronën, thonë se ndërtesa ka probleme strukturore dhe nuk ja vlen të ruhet, e sipas tyre, as trashëgimia e ‘dhunshme’ e Capones.

Shtëpia luksoze në ‘Palm Island’, u ble nga Capone për 40.000 dollarë në vitin 1928. Ai kaloi shumë vite aty duke u fshehur nga armiqtë, përfshirë ditët e fundit të jetës. Në rininë e tij nuk kurseu as festat e çmendura.

Capone, i njohur ndryshe me nofkën Scarface, vdiq në këtë shtëpi në vitin 1947 nga një sulm në zemër.