Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku morën pjesë në një takim me banorët e rajonit nr 4 në Lushnje, ku prezantuan Kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa.

Në fjalën e tij Balla u shpreh se gjatë periudhës që Eriselda ka drejtuar bashkinë e Lushnjes shumë problematika të tashëguara filluan të marrin një drejtim tjetër

“Eriselda për mua personalisht është një suprizë e bukur por njëkohësisht ishte një konfirmim i asaj që Edi Rama thotë shpesh: ‘Nëse do të bësh punë lërja grave’dhe e vërteta është që në 6-muaj të drejtimit të bashkisë nga Eriselda shumë problematika të tashëguara në bashki filluan të marrin një drejtim tjetër. U rrit transparenca, u shtuan projektet e reja që bashkia realizonte për të kërkuar financim tek ministria që drejton Belinda, tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo shumë agjensi dhe ministri tjera zhvillimi në Shqipëri.

Unë jam shumë i kënaqur që për një kohë të shkurtër jo vetëm që kemi përgatitur projektet, jo vetëm që kemi arritur të sigurojmë financimin por po hyjmë në një fazë të re të transformimit të Lushnjes.
Gjëja e parë, të cilën edhe ministria do tjua konfirmojë, ne kemi folur pa ditur që do të vinte kjo fushatë ne kemi biseduar me ministren dhe me kryeministrin që një prej projekteve që ne presim ta financojmë në Bashkinë Lushnje është projekti i madh i unazës, të cilin duam ta shndërrojmë në një rrugë tregtare, e cila do të sigurojë shumë vende pune, por rruga tregtare duhet të ketë trotuare, vijëzime, një rrugë me standarte që të mbrojë këmbësorin por të dhe të drejtat e automjeteve. Ndaj për të gjitha këto ju jap fjalën që do të sigurojmë financimin e Unazës së Lushnjes e cila është një gangrenë e vjetër por që koha për ta ndryshuar ka ardhur tani dhe këtë nuk e lidh me zgjedhjet e 6-marsit por me nevojën e zhvillimit të bashkisë së 7 më të madhe në Republikë. Për ata që nuk e dinë Lushnja është një ndër bashkitë më të mëdha në Republikë dhe si e tillë pa një unazë të qënësishme si ajo që duam të ndërtojmë do jetë e pamundur të justifikojmë besimin.