Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti, Erion Braçe zhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Allkaj, ku prezantuan kandidaten e Partisë Socialiste për kryeare të Bashkisë së Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.
Në fjalën e tij, Balla tha se kandidatët e Saliut, Ilirit dhe Lulit nuk i duhen Lushnjes.
“Vijmë këtu për të kërkuan një votëbesim për një vajzë, për një grua, nënë dhe një motër e cila është shembulli konkret i atyre që hyjnë në Partinë Socialiste dhe brenda Partisë Socialiste bëjnë karrierë. Nga Kryeministri Edi Rama kam mësuar që Eriselda ka qenë një prej kandidateve tona për kryetare komune këtu në Allkaj. Mendoj që Eriselda erdhi ne momentin e duhur për të kërkuar votëbesimin.