Home ELBASANI SOT VIDEO/BALLOKUMJA KËTË VIT MË E SHTRENJTË

VIDEO/BALLOKUMJA KËTË VIT MË E SHTRENJTË

26

Rritjes së çmimeve nuk i shpëton as ballokumja

Pas dy viteve pandemi Elbasani i është rikther festimeve të festës tradicionale të Ditës së Verës.

Qindra qytetarë ishin sot në Elbasan për të festuar dhe shijuar aktivitet e ndryshme të organizuara me këtë rast. Shumë prej turistëve të cilët zgjidhën të vinin në Elbasan si arsye kryesore kishin ballolumen e cila këtë vit iu kushtoji rreth 120 lekë copa.

Kriza ka “varfëruar edhe ata të cilët kishin pritshmëri për të shitur produkte në panair. Tregtarët pohojnë se “kriza” ka ndikuar edhe tek shitjet.

Ndryshë nga vitet e mëparshmë këtë vit munguan ballokumet masivisht pasi edhe kostoja e përgatitjes së tyre këtë vit ishte më e lartë.