Home ELBASANI SOT VIDEO/BERISHA NË ELBASAN PËR DITËN E VERËS

VIDEO/BERISHA NË ELBASAN PËR DITËN E VERËS

18

Rama po përdor luftën si pretekst për çmimet

Ish-kryeministri, Sali Berisha nga Elbasani  uroi sot shqiptarët që Dita e Verës të sjellë për ta rënien e narkoshtetit dhe rikthimin e shtetit ligjor.

Duke folur nga Elbasani para se të vizitonte panairin industrial, Berisha komentoi edhe protestat qytetare, duke e akuzuar Ramën se po përdor si pretekst hijet e luftës në Ukrainë për rritjen e pajustifikueshme të çmimeve.

Berisha, ka komentuar për herë të parë kërkesën e disa deputetëve dhe kryetarëve të degëve të PD për mënjanimin e tij dhe Bashës nga PD si zgjidhje për të bashkuar demokratët.

Duke e konsideruar një përpjekje të stisur, ai tha se atyre që tentojnë të përballin votën e lirë me blofin do tu lënë në dorë këtë të fundit.