Banka Botërore ka aprovuar një pako emergjente financuese prej 723 milion dollarësh për Ukrainën

Banka Botërore ka aprovuar një pako emergjente financuese prej 723 milion dollarësh për Ukrainën që ndërkohë po lufton pushtimin rus thuhet në deklaratën e lëshuar nga Banka Botërore ditën e hënë, 7 mars.

Pakoja përfshin 350 milion dollarë që është një shtesë e një huaje të mëparshme që Banka Botërore ka dhënë më parë për Ukrainën raporton “CNN”.

Banka gjithashtu premtoi që do të punonte për një paketë ndihme prej 3 bilion dollarësh për Ukrainën që do të shtrihet “në muajt e ardhshëm”.

Në deklaratë Banka Botërore tha që do të ofronte një paketë shtesë për fqinjët e Ukrainës ndërkohë që po marrin më shumë se 1.7 milion refugjatë.

“Banka Botërore qëndron me popullin e Ukrainës dhe rajonin”, tha presidenti i Bankës Botërore David Malpass në deklaratë.

“Ky është i pari nga shumë hapat që ne po marrim për të ndihmuar në adresimin e ndikimeve të gjera njerëzore dhe ekonomike të kësaj krize”, shkruan CNN.