Demokratët do të jenë sot para një tjetër prove të prodhuar nga përplasja brenda radhëve të tyre. Kësaj here ish-lideri i saj historik Sali Berisha ka paralajmëruar se do të nxjerrë kreun aktual Lulzim Basha nga selia për shkak se pretendon se e ka shkarkuar nga detyra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Protesta është njoftuar të nisë në orën 12:00 para selisë së Partisë Demokratike. Kjo e fundit prej disa ditësh qëndron e mbyllur pasi demokratët pretendojnë se në ambientet e saj po kryhen restaurime. Kjo është përkthyer ndryshe nga kampi tjetër, sipas të cilëve Basha ka blinduar dyert për t’i penguar të futen në godinë.

Berisha tha dje se ka prova se selia e Partisë Demokratike nuk do të dorëzohet pa u derdhur gjak. Berisha u shpreh se disa prej zëdhënësve më të afërt të kryedemokratit Lulzim Basha janë ata që e kanë bërë këtë paralajmërim.

Nga ana tjetër Basha u shpreh se lëvizja e Berishës gjatë këtyre muajve ka shërbyer për të devijuar nga beteja e opozitës dhe i ka dhënë oksigjen Edi Ramës. Basha tha se e ndjen detyrim ndaj demokratëve t’ua thotë se Berisha i ka mashtruar, duke bërë edhe renditjen e disa elementëve, sipas tij.

Kur kanë mbetur pak më shumë se dy orë nga nisja e protestës së Sali Berishës në selinë blu, Partia Demokratike po merr masa që të shmangën incidente të mundshme.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj sjell foto nga godina e PD, ku në çatinë e saj ka nisur vendosja e bokseve.

Bokset do të shërbejnë për t’u bërë thirrje protestuesve në rast se do këte akte dhune nga ana e mbështetësve të Berishës.

Edhe pak orë kanë mbetur nga protesta e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Basha ka mbërritur i pari në selinë e PD duke u drejtuar në zyrën e tij ku ka planifikuar një ditë normale pune me mbledhje dhe takime. Deri më tani në seli kanë mbërritur Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, Saimir Korreshi, Zef Hila dhe Ramadan Lika.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj raporton se në parkingun e selisë blu kanë nisur të afrohen një numër i madh automjetesh të cilat janë parkuar njëra pas tjetrës duke zënë pjesë më të madhe të hapësirës.https://www.youtube.com/embed/8EAUa3eY5h4?feature=oembed

Kjo duket të jetë një strategji e Bashës për të penguar grumbullimet e protestuesve para selisë blu.

Ai ka thirrur sot në takim kryetarët e degëve në orën 11:00 në lidhje me kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor.

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.

Ndërkohë në orën 12:00 ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij do të nisen drejt selisë për të mbajtur protestën kombëtare.

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur herët e ditën e tij sot duke shkuar në seli që në orën 08:00. Basha ka shkuar në zyrën e tij pak orë para takimeve të thirrura për ditën e sotme. Teksa futen brenda ambienteve të selisë blu Basha ka përshëndetur gazetarët me dy gishta.https://www.youtube.com/embed/Lc1L_LdXV7U?feature=oembed

Ai ka thirrur sot në takim kryetarët e degëve në orën 11:00 në lidhje me kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor.

“Të nderuar Kryetarë, Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor,

“Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë”, thuhet në mesazhin që Gazment Bardhi u ka çuar kryetarëve të degëve.

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Ndërkohë në orën 12:00 ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij do të nisen drejt selisë për të mbajtur protestën kombëtare. /Abcnews.al