Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u është kthyer akuzave për incineratorët, ku së fundmi ka publikuar disa pamje ku vetë ai dëgjohet të denoncojë këtë aferë korruptive që në nëntor të 2017. Kryedemokrati shprehet se koha i ka dhënë të drejtë denoncimeve të tij.

Ashtu siç bëri ditën e djeshme, Basha hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë, duke thënë se Edi Rama qëndron pas të tre aferave për incineratorët, në Elbasan në Tiranë dhe në Fier.

Basha është kujdesur që të theksojë edhe deklaratat e tij kundër duke i krahasur me qëndrimin e Edi Ramës pro incineratorëve.

Postimi i Bashës:

Lulzim Basha: Projektet e inceneratorëve, janë zbuluar si projekte dhe afera korruptive dhe kriminale . Pse e themi këtë? Për momentin ka 3 inceneratorë, apo projekte për inceneratorë, është ai i Elbasanit, është ai i Fierit dhe ai i Tiranës. Mediat kanë zbuluar tashmë dhe kanë vënë në dispozicion edhe dokumentet para publikut, sepse të treja kontrollohen nga i njëjti person, i cili shërben si figurim për të fshehur pronarët e vërtetë. Ndaj, thirrja ime është ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë, të nis menjëherë hetimin dhe të vërë pikat mbi i për ata të cilët po dëmtojnë shtetin publik të shqiptarëve nga njëra anë dhe po grabisin fondet shtetërore, fondet e taksapaguesve shqiptarë nga ana tjetër.

Edi Rama: E kam mbështetur këtë projekt që ditën e parë kur e kemi votuar në Këshillin e Ministrave. I jam shumë mirënjohës ministrave, Ministrit të Mjedisit dhe Ministrit të Financave që megjithëse është gjirokastrit, në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen.
Ky është ndryshimi që ndodh kur Partia Socialiste ka në dorë çelsat e shtëpisë.