Kreu i PD Lulzim Basha ka folur pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Basha tha se është momenti që deputetët e PD të shohin përtej interesave personale.

Sakaq është shprehur se do ia delegoj një prej nënkryetarëve, detyrën si kreu i GP të PD.

“Kauza jonë është për qytetarët, nuk jemi këtu për tu marrë me njëri tjetrin”.

A e njihni Bardhin si kreu i grupit parlamentar?

“Me hyrjen në fuqi të statutit janë marrë vendimet përkatëse, Si kryetar i PD, i ngarkuar nga statuti si kreu i grupit parlamentar.

Do ia delegoj këtë detyrë një nga nënkryetarëve. Thirrja ime për çdo deputet, në këtë kohë sfiduese, që është momenti të shohim përtej interesave personale”, deklaroi ai.

Previous articlePo kthehej nga dasma e të vëllait, humb jetën në një aksident 35-vjeçarja në Konispol, plagoset bashkëshorti i saj (EMRI)
Next articleBasha kryetar i grupit parlementar, ovacione në sallë, Bardhi: Ta harroni që kryetarin e grupit ta zgjedhi PS-ja