Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, e cila ka pasur në fokus aferën e inceneratorëve, që sipas tij ka në krye Edi Ramën, dhe jo ministrat apo ish-ministrat që ai ka pranuar të bëjë ‘kurban’.

Basha ka denoncuar deputetin e PS, Alqi Bllako, se babai i tij paguhet me një rrogë në muaj sa pesë deputetë bashkë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Milionat e korrupsionit qeveritar nuk mjaftojnë që të hidhen në gropat e ndërtimit, dhe kanë nisur që të investohen jashtë vendit. Ky është një nga shqetësimet kryesore të BE, në këtë sallë me miratimin e kësaj marrëveshje, të vetmit që nuk duhet të krekosen, janë ata që e kanë sjellë këtë marrëveshje.

E rënduar siç është Spanja, problemi kryesor i vendit mbetet korrupsioni qeveritar. Ftesat për të braktisur aferën e shekullit mbajini për vete.

Po dalin në dritë fakte dhe prova, se si është llogaritur vjedhja e 430 milionë eurove, nga ministritë kryesore dhe nga vetë kryeministri. Edi Rama nuk mund të luajë duart, duke bërë kurban vetëm ministrat. Njerëzit e kuptojnë fare mirë se koka e korrupsionit është koka e qeverisë, është Edi Rama.

Kjo është edhe arsyeja se pse Edi Rama e mbyti Komisionin Hetimor, dhe u hap vetëm pas presionit të opozitës dhe faktorit ndërkombëtar.

Në mes të pandemisë, kur bota kishte ndaluar fluturimet, këta kanë faturuar 850 mijë euro fluturime. 10 milionë euro në muaj merr babai i një prej deputetëve, sa 5 deputetë të marrë së bashku, babai i Alqi Bllakos