Sot një ditë para Kuvendit të lajmëruar nga ish kryeministri Sali Berisha, ka ardhur një lëvizje tjetër, nga ana e kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Fax Neës, dosjet e vendosura mbi tavolina janë ato të cilat mbajnë firmat e personave që kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga vetë Lulzim Basha.

Ndërsa mes demokratëve ka përçarje të thellë, ku disa prej tyre pritet të shkojnë në kuvendin e nesërm që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, një pjesë tjetër e kanë quajtur këtë kuvend ilegjitim dhe e kanë konsideruar vetëm si një miting.

Ndërkohë, më herët gjatë pasites së sotme, vetë ish kryeministri, Sali Berisha bëri thirrje që present në kuvendin e ditës së nesërme të ishin edhe ata të cilët mendojnë kundër, gjithashtu edhe kryetari aktual Lulzim Basha.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group