Gazment Bardhi: Siç jeni në dijeni, pas rrëmuje disa mujore me gjoja nevojën për rthirrjen e kuvendit kombëtar, në ditët kur do të duhej të dorëzohej kërkesa zyrtare per të mbledhur kuvendin, u krye një proces tallje me anëtarët e partisë. Kryesia vendosi në datë 15 dhjetor thirrjën e Kuvendit Kombëtar në datë 18 dhjetor ora 11:00. Për fat të keq gjuha përcarëse e Zotit Berisha vijoi dhe pas vendimit të kryesisë për të tghirrur kuvendin kombëtar. Në 18 dhjetor do të diskutojmë të gjithë së bashku si një familje për çdo problematike që egziston në PD. Dua të falenderoj çdo kryetar të degëve të PD-së që janë sot me mua dhe për përgjegjësinë e lartë të treguar gjatë këtij procesi. Me ndjekjen me përgjegjësi të lartë në raport me çdo demokrat për procesin e konfirmimit në kuvendin e datës 11. Edhe pse u vendos thirrja e Kuvendit kombëtar në datë 18 dhjetor, u bë thirrje që anëtarët të mos marrin pjesë. Dua shkurtimisht të shohim deklaratën që është retorikë përçarëse. Dhe pastaj do ju informoj për përgjigjen,.

Flet Berisha në videon e shpërndarë nga Bardhi: I përshëndes ata qindra dhe mijëra demokratë që i kanë grisur dhe i kanë hedhur në kosh dhe po refuzojnë mençurisht anti-kuvendin e turpshëm, apo thememelimin e shoqatës Basha-Bardhi.

Bardhi: Anëtarët e kuvendit nuk i kanë hedhur në kosh , por më përgjejgëesinë e tyre kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen ne Kuvendin kombëtar te datës 18 dhjetor. Secili prej tyre ka firmmosur një formular që konfirmon pjesmarrjen në Kuvendin kombëtar. Kësaj thirrje nuk i janë përgjigjur mbi 5259 delegatë ose 69%.