Pjesë nga fjala e Bashës:
Faleminderit Pëllumb dhe mirë se ju gjej të dashur drejtues, anëtarë të strukturave të degës 8 ku vij jo thjesht si kryetar i Partisë Demokratike, por si anëtar i degës 8, këtu në këtë zonë të zemrës së Partisë Demokratike në kryeqytet me një domethënie kaq të madhe në historinë tonë.

Në takimin me strukturat drejtuese të degës 8 të PD në Tiranë, kryedemokrati Basha u shpreh se deri në darkë, ditë për ditë, pa pushim Shqipërisë po i vijnë vërdallë hije të së shkuarës dhe disa simbole të korrupsionit, duke treguar lloj lloj gënjeshtrash e mashtrimesh, vetëm e vetëm për të justifikuar atë që i kanë bërë këtij vendi për 30 vjet me radhë.

Nga mëngjesi deri në darkë, ditë për ditë, pa pushim Shqipërisë po i vijnë vërdallë hije të së shkuarës dhe disa simbole të korrupsionit, duke treguar lloj lloj gënjeshtrash e mashtrimesh, vetëm e vetëm për të justifikuar atë që i kanë bërë këtij vendi për 30 vjet me radhë. Vetëm e vetëm për të mbuluar shkaqet e vërteta të gjendjes ekonomike, shoqërore, psikologjike të njerëzve sot. Vetëm e vetëm për të kamufluar armikun e mirëqënies të shqiptarëve dhe shkakun e largimit të shqiptarëve e në veçanti të rinisë nga shtëpitë e tyre.

Këto hije të së shkuarës dhe këto simbole të korrupsionit, janë bërë një peshë e tepërt për çdo familje shqiptare, edhe në ekranet e përnatëshme. Janë lodhur shqiptarët së dëgjuari të njëjtat gënjeshtra, të njëjtat mashtrime, të njëjtat justifikime, të njëjtat alibi, apo disa të tjerë që i freskojnë, çdo javë i japin refresh, i rifreskojnë librin e gënjeshtrave. Shikoni si dolën me inceneratorët. Kemi 6 vjet që e denoncojmë aferën e inceneratorëve. Gjashtë vjet betejë për një të vërtetë të dhimbshme, për një aferë korruptive me përmasa monstruoze, të përbindshme.

Minimalisht 430 milionë euro. Mendoni se çfarë mund të ishte bërë me këto para po mos të ishin zhdukur në xhepat e një grushti njerëzish, një grushti pushtetarësh ku sot për sot drejtësia ka brenda bishtin jo kokën. Koka është akoma në qeveri. Dhe nga mëngjesi deri në darkë, koka e kësaj afere, bashkë me patericat e tij dhe me tubin e tij të oksigjenit mundohen ta heqin vëmendjen nga kjo. Në një shoqëri normale, në një vend normal, me një demokraci funksionale, me një drejtësi që vepron shpejt, sot kjo qeveri sikur vetëm për atë aferë duhet të ishte para drejtësisë dhe jo të na qeveriste. Qëllimi i tyre është ta mbajnë Shqipërinë kështu me aferë korruptive mbas aferë korruptive, por pa dënime, me të arrestuar që mundësisht lirohen me procese që përsëriten e ripërsëriten pa ndëshkim për vjedhjen që u bëjnë i bëjnë xhepave shqiptarëve. Shikoni çështjen Bechetti si duan ta mbyllin.

Sapo kërkuam Komision Hetimor për një çështje ku janë përfshirë drejtpërdrejt krerët më të lartë që sundojnë sot Shqipërinë dhe kryeministri e kryetari i bashkisë së Tiranës, thanë “jo” megjithëse 5 herë Gjykata Kushtetuese ka thënë; kur 28 deputetë kërkojnë komision hetimor s’thua dot jo. Je i detyruar ta pranosh. Pse? Vetëm e vetëm ta zvarrisin po çfarë fitojnë nga zvarritja? Po kur e zvarrisin pastaj nxjerrin nëpër ekranet e shqiptarëve gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet e përditshme e tani iu kanë ardhur në ndihmë edhe disa aleatë, të drejtpërdrejtë apo indirektë, të dukshëm dhe të padukshëm, që i ndihmojnë me gënjeshtrat, me shpifjet, me mashtrimet e tyre.

(BalkanWeb)