Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë shkuar këtë mesditë në selinë e Partisë Demokratike.

Prej aty, mbështetësit e Berishës kanë mbajtur një deklaratë, ku kanë lexuar disa emra, që sipas tyre, pretendohet se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, por në të vërtetë kanë qenë duke votuar në referendumin e ish-kryeministrit.

Mes të tjerash, në deklaratë ata përmendën edhe disa emra, që sipas tyre, nuk kanë qenë fare në Shqipëri, por që thuhet se kanë marrë pjesë në Kuvendin e Bashës.

“Deklarojmë se këta persona, që janë deklaruar se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, as kanë marrë pjesë, as kanë qenë aty, por kanë qenë duke votuar në referendumin e Berishës. Ju bëj me dije se ne si degë do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë, për të vënë para përgjegjësisë ata që guxojnë apo do të guxojnë të dëmtojnë demokracinë. Dritan Sopoti nuk ka qenë kurrë dhe nuk është anëtar i PD, por është anëtar i Partisë Socialiste. Jurgen Baci ndodhet në Angli, Marjon Gjinaj gjithashtu ndodhet në Angli. Këto janë më se të vërtetueshme”, thanë mbështetësit e Berishës.

(BalkanWeb)