Bashkia e Gramshit i ka dhene vlersimin me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Gramsh Z. Ibrahim Gaxholli. Një personalitet i cili ka shërbyer në radhët e ushtarakëve të shquar ndër vite, i cili ka lënë pas respekt dhe mirënjohje. Komisar fjalëmbël dhe shpirtmadh.Ibrahim Gaxholli është shquar për cilësi të larta morale dhe profesionale, përmendim këtu periudhën kur ka shërbyer si komandant i bazës së Pashalimanit prej më shumë se 8-vjet.Ibrahim Gaxholli është vlerësuar me shumë dekorata dhe medalje nga institucionet e kohës dhe eprorët e tij. Edhe sot kujtimi i tij ka mbetur ashtu siç shumica e kanë njohur, i dashur dhe i respektuar, fjalëmbël e shpirtmadh. Për këto cilësi dhe shumë të tjera, Bashkia Gramsh bashkë me Këshillin Bashkiak vlerësuan çdo kontribut të tij në kohë duke i dhënë titullin më të lartë ”Qytetar Nderi i Gramshit”.