Deputetja demokrate Grida Duma në një deklaratë për mediet u shpreh se nëse kërkojnë bashkimin e demokratëve nuk duhet të ekzistojnë kushtet paraprake dhe as përjashtimet.

Duma: Nuk ka pasur një dakordësi të grupit të PD, ne kemi qenë shumë luajal edhe ditën që kemi bërë takimin, kur Basha nuk ishte dorëhequr,vendimi i grupit duhet të ishte i dakordësuar, vendim grupi kur nuk është gjysma e grupit nuk ka, nuk kërkojmë kushte kur kërkojmë bashkim, negociata prodhon rrethana të reja dhe këto duhet të prodhojnë bashkimin. Nuk mund të ketë kushte kur kërkojmë bashkim.

Ka vetëm negociatë, bisedë, rënie dakord dhe pas asaj mund të kemi rrethanat në të cilat realizohet bashkimi. Kushte dhe negociatë nuk mund të ketë. Nuk mund të ketë kushte paraprake dhe pastaj të ketë negociatë. Negociata prodhon rrethanat e reja dhe pastaj rrethanat e reja duhet të prodhojnë bashkimin. Duhet bërë një bisedë e thellë me një grup i cili përfaqëson të gjitha ngjyrimet. Aty le të ridiskutohen të gjitha.

A përfshihet zoti Berisha në këtë grup?

Duma: Padiskutim mund të jetë kushdo në atë grup. Nuk ka asnjë arsye se pse të kemi frikë nga asgjë nëse kërkojmë zgjidhje. Zgjidhjet duhet të vijnë pas një negociate e cila si fillim nuk nis me përjashtime. Kjo nuk do të thotë që jam duke thënë do kthejmë mbrapsht 9 shtatorin. Qëndrimin tim do ta bëj të ditur, por di që arti i negociatës nuk nis as me kushtëzime paraprake as me kushtëzime paraprake.