Forumi online”Kafe me durrsakët”, kandidatët e Durrësit u përfshinë në një takim online me qytetarët, ku u diskutuan motivet se pse kandidojnë dhe transmetuan mesazhet e tyre.

Pjesë e këtij takimi virtual ishte dhe Valbona Sakollari, koordinatore e Bindjes Demokratike në Durrës. Ajo u shpreh se “Bindja është një forcë relativisht e re dhe nuk pretendon të jetë në pushtet, por megjithatë pretendon të jetë forcë përcaktuese duke u imponuar dhe duke kërkuar të realizohen propozimet që ato kanë”

Sakollari ndër të tjera tha se një rëndësi e veçantë do i jepet edhe portit të Durrësit. Ajo tha se reforma administrative është bërë keq dhe duhet riparë. Një pikë tjetër e rëndësishme sipas saj është edhe trashëgimia kulturore. Kandidatja e Bindjes tha se kjo trashëgimi po shkatërrohet, duke përmendur kështu dy ambiente kryesore, si lulishtja e “1 Maj” dhe mbetjet poshtë “Velierës”.

Valbona Sakollari shprehu shqetësimin e saj në lidhje me mënyrën se si do organizoheh votimet. Sipas saj jane të rregjistruar rreth 3.6 milionë qytetarë dhe prej tyre mund të votojnë vetëm 1.6 milionë. Shqetësuese për të është pamundesia e emigrantëve për të votuar nga vendet ku jetojnë.