Historia e Bora Zemanit me Donald Veshajn ka qenë ndër më të komentuarat në Big Brother.

Vetë ajo ka qëndruar shumë e rezervuar dhe nuk ka reaguar edhe pse është përmendur shpesh herë.

Muaj më parë përmes një statusi në Instastory, Bora bëri thjesht thirrje të mos ketë urrejtje ndaj Donaldit dhe se edhe ai mund të gabojë.

Ky ka qenë i vetmi reagim i saj rreth gjithë bujës së krijuar.

Megjithatë, situata e fundit duket se e  ka ngacmuar.

Përmendja e Borës nga Ermali dhe përmendja në spektaklin e mbrëjes së kaluar në “Big Brother VIP” ka marrë një reagim prej moderatores.

Ajo ka publikuar një video në TikTok ku ka mbledhur disa nga herër kur emri i saj është përmendur në ekran. Dhe në fund e mbyll me vargun që Stresi i ka dedikuar: Edhe krejt le ta dinë, Bora Zemani është queen.