Një grua shqiptare është arrestuar nga policia në në aeroportin e Stambollit.

Ajo është kapur me një sasi prej 3 kg ar me vlerën e 2.5 milionë lirave, të padeklaruar në doganë. Jo vetëm kaq. Në çantën e saj janë gjetur një sasi bizhuterish.

Gruaja e identifikuar me emrin Fatime Reçi nga mediat turke kishte zbritur në aeroport më 14 janar. Policia ishte vënë në ndjekje të saj.

Më pas ajo u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollin bashkë me valixhen dhe çantën ku kishte fshehur sendet me vlerë rreth belit, poshtë rrobave, informon haberler.com.

Asaj i janë sekuestruar  3 kg e 117 gram flori me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira, 14 ora dore, të markave të ndryshme, me vlerë tregu 565 mijë lira, bizhuteri ari, unaza vathë, rreth 588 gram me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira  si dhe monedha apo shufra të vogla ari.

Policia sekuestroi sasinë e arit ndërsa Fatime Reçi është lënë e lirë me kusht nga gjykata turke. Media turke publikoi dhe video e pamje nga operacioni i arrestimit.